BDI dhe LSDM heshtin pas provokimeve ruse

0
175

BDI dhe LSDM heshtin pas provokimeve ruse “Nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO, do të bëhet fushëbetejë e luftës midis NATO-s dhe Rusisë”. Me këtë paralajmërim ambasadori rus, Oleg Shçerbag, sqaroi se me anëtarësimin e vendit në këtë aleancë jo që vendi nuk do të ketë asnjë dobi në aspektin e sigurisë, as për sovranitetin e as integritetin territorial, por përkundrazi vetëm dëme.

Dhe derisa partitë në pushtet po frikësohen nga shteti rus duke mos reaguar për këtë dekleratë destruktive të ambasadorit rus, Lëvizja Besa doli me një dekleratë ku urgjentisht kërkon nga ministria e Jashtme e Maqedonisë ti dërgojë notë proteste Rusisë për dekleratën kërcenuese nga ana e ambasadorit rus në Maqedoni.

Besa dënon retorikën destruktive dhe kërcënuese dhe kërkoi urgjentisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të dërgoj një notë proteste në Rusi dhe të kërkoj përgjegjësi nga ambasadori rus, reagojnë nga kabineti i Kasamit nga BESA. Deklaratat provokuese të ambasadorit rus në Maqedoni Oleg Scherbah janë një tjetër provë që diplomacia ruse përdor retorikë kërcënuese ndaj të gjitha vendeve të NATO-s ose të orientuara drejt Bashkimit Europian. Ne apelojmë që qeveria pa humbur kohe ti përshpejtoj proceset që sa më shpejt të jetë e mundur do ta integrojnë Maqedoninë në NATO, për të garantohet siguria e shtetit nga tashmë rrethet armiqësore pro-ruse , thuhet në dekleratën e BESË-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 3 =