I riu u dogj brenda, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Elbasan (FOTO LAJM)

0
1330

24 vjeçari Klodian Korançe ishte duke udhëtuar nga Elbasani në drejtim të Metalurgjisë teksa humbi kontrollin e makinës tip “Mercedes” duke u hyrë në oborrin e një servisi makinash fillimisht.

Makina u përplas me bordurat duke marrë para edhe një makinë policie që ishte parkuar duke pritur radhën që të riparohej.

Përplasja ka qenë shumë e fortë duke bërë që makina tip “Mercedes” të merrte flakë me shoferin brenda, gjë e cila ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.05.2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 − 5 =