Azem Syla dëshmon në rastin kundër Fatmir Limajt

0
122

Ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla, për komunikatën e publikuar në “Zëri i Kosovës”, që merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, ka deklaruar se nuk ka pasur njohuri për të dhe se nuk e din se kush e ka shkruar.

“Rrethanat e luftës kanë qenë të tilla që në atë periudhë kohore nuk e kam ditur për këtë fakt, por kam dëgjuar nga mediat e atëhershme, por gjendja ka qenë e tillë në atë periudhë që nuk ka mundur të demantohet”, ka thënë Syla, pasi atij ia ka prezantuar këtë komunikatë të tetorit të vitit 1998, prokurorja e rastit, Drita Hajdari.

Syla, ka dhënë dëshminë e tij, të martën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në rastin e njohur si “Bellanica”, në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit të brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për përgjegjësi komanduese.Në këtë gjykim ai është sjellë nga qendra e paraburgimit, pasi ndodhet nën këtë masë në rastin ku gjykohet për krim të organizuar dhe vepra tjera penale, të njohur si rasti “Toka”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × one =