Bill Gates: Monedhat virtuale si bitcoin janë duke vrarë direkt njerëzit

0
99

Themeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur, tha se ka qëndrim të rezervuar për kriptomonadhat, dhe se ato “po vrasin njerëzit në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë”. Këtë qëndrim e shprehu gjatë një diskutimi online në të cilin ai përgjigjet drejtpërdrejtë në çdo pyetje që një pjesëmarrës anonim i kërkon atij të bëjë.

Gjatë shpjegimit të tij, miliarderi në të njëjtën kohë shprehu shqetësim mbi anonimitetin e kriptomonedhave, gjithashtu për rolin e tyre në “shkaktimin e vdekjes”. “Ndryshe nga kartat e kreditit, anonimiteti që ofrojnë kriptomonedhat si bitcoin mund të përdoren për blerjet e fentanilit dhe narkotikëve të tjerë në uebin e errët, dhe kështë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë të shkaktojnë vdekjen,” shpjegoi ai.

Gates shtoi një shpjegim tjetër pse ai mendon se kriptomonedhat vrasin njerëz. “Karakteristika kryesore e kriptomonedhave është anonimiteti i tyre dhe unë mendoj se kjo nuk është një gjë e mirë. Mundësia e qeverisë për të ndjekur pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe financimit të terrorizmit është një gjë e mirë”, përfundoi Gates./zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 5 =